5.3 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

“Armatoset” Forca Detare, Usntria shqiptare blen gjashtë anije

Rekomandime

Fonde të konsiderueshme janë parashikuar në buxhetin e vitit 2022 për armatosjen e forcës detare shqiptare. Në draft-buxhet janë planifikuar të ardhura për blerjen e 6 anijeve nga 25 deri në 30 metra të gjata si dhe për armatosjen e efektivave me mjete luftimi. Qeveria ka parashikuar financim edhe për blerjen e pajisjeve dhe programeve të kontrollit dixhital të trafikut rrugor.

- Advertisement -

Në buxhetin e shtetit të propozuar për vitin 2022 parashikohet të vazhdojë modernizimi i forcës detare të Shqipërisë.

Janë 6 anije të cilat qeveria parashikon ti porosisë në vitin e ardhshëm dhe që do të kenë një vlerë prej 2 miliardë e 200 milionë lekë.

Po ashtu në detajimin e shpezimeve parashikohet që flota e re patrulluese do të ketë një gjatësi prej 25 deri në 30 metrash.

- Advertisement -

Blerja parashikohet të zgjasë në të paktën 3 vite, ku 600 milionë do të paguhen në vitin 2023 dhe 1 miliardë në 2024.

Një tjetër fond për Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë dhe sigurimi i sinjalit satelitor për forcat detare me një vlerë prej 14 milionë lekësh në tre vite.

- Advertisement -

Po astu dhe 90 milionë lekë parashikohet të shpenzohen për armatimin e forcave detare.

Rasti i fundit kur Shqipëria ka siguruar anije patrulluese ka qenë viti 2008 kur me 20 milionë euro u siguruan 4 të tilla.

Sa i përket modernizimit edhe policia e shtetit do të ketë fond shtesë për pajisje të teknologjisë së fundit në kontrollin rrugor si dhe 182 milionë lekë do të shpenzohen për sistemin back upp.

Ndër të tjera investime do të ketë dhe për rehabilitimin e ndërtesave të forcave detare si dhe ato të rendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit