1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Armatosja e Serbisë nga Kina e Rusia, Sveçla: Nuk frikësohemi nga çfarëdo skenari i Serbisë

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme në konferencën ku ka folur për suImet nga disa grupe mbi policinë e Kosovës, është pyetur edhe për armatosjen e Serbisë nga Kina dhe Rusia.

Ai ka thënë se si institucionet nuk frikësohen nga çfarëdo skenari i Serbisë, por ka thënë se Serbia nuk ka qëllim ndonjë sulm mbi Kosovën por destablizimin të situatës së sigurisë sidomos në pjesën veriore të Kosovës.

- Advertisement -

“Ne si institucione të Kosovës në vazhdimësi kemi bërë ngritjen e kapaciteteve tona, në aspektin politik po forcojmë marrëdhëniet me shtetet mike…. pasat j edhe në aspektin e kapaciteteve operacionale të institucioneve të sigurisë ….. Ne nuk i frikësohemi çfarëdo llojë skenari të Serbisë, jemi të gatshme të përballemi me çfarëdo skenari t`u marrë parasysh edhe përkrahjen e vendeve mike”, ka thënë ai ndër të tjera.

Ministri i Punëve të Brendshme ka thënë se Serbia nuk do ta sulmojë Kosovën, por dëshiron destabilizim të situatës së sigurisë.

“Situata është stabile fal institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe nuk do të lejojmë që grupe të caktuara të mbështetura nga kushdo të rrezikojnë sigurinë e vendit tonë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit