3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Armend Muja për opozitën: Kanë kontradikta në qëndrime, njëherë jo s’mundesh, tani nëse mundesh

Rekomandime

Vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Gjermani, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja e konsideron ndër më të rëndësishmet që është bërë nga ndonjë përfaqësues i Kosovës jashtë vendit.

Deputeti i mazhorancës thotë për KosovaPress se edhe takimi me presidentin Vuçiq ka dhënë frytet e veta, pasi shumë prej sfidave që ka pasur Kosova në 10 vitet e fundit në raport me Serbinë do të trajtohen në takimin e kryenegociatorëve të dialogut më 13 maj. Ai i përgjigjet edhe kritikave të opozitës, të cilat sipas tij kanë shkoqitje nga busulla e operimit politik.

- Advertisement -

“Mbi bazën e informacioneve që i kam që shumë nga sfidat që i ka pasur Kosova në 10 vitet e fundit, me ardhjen e kryeministrit Kurti do të trajtohen. Kryeministri Kurti do të përfundojë si lideri i Kosovës, jo vetëm që ka kthyer dinjitetin e Kosovës si vend, sepse kemi nevojë të operojmë si shtet. Por edhe anën tjetër e ka mbyllur çështjen e kamotshme të pasigurisë sa i përket raporteve me Serbinë. Jemi në rrugë të mirë që të njihemi si palë e dialogut mbi parimin e reciprocitetit, pasi mbi bazën e tyre edhe po gjinden zgjedhjet. Ka mjaftuar vetëm një qëndrim parimor pa qenë ndonjë rrezik për askënd duke bërë reforma, duke i bindur aktorët ndërkombëtar mbi synimet tona dhe besoj se do të kemi rezultate edhe më shumë në të ardhmen”, thotë ai.

Muja vlerëson se kryeministri Kurti ka marrë rikonfirmimin e mbështetjes gjermane për integritetin territorial, njohjen reciproke me Serbinë, vazhdimin e Procesit të Berlinit dhe liberalizimin e vizave.

“Ishte ndër vizitat më të rëndësishme që është bërë nga ndonjë përfaqësues i Kosovës jashtë vendit. Për disa arsye, e para është momentumi i luftës Rusi-Ukrainë, ka qenë një mundësi e mirë me theksu dallimin e Kosovës në raport me fqinjin tonë Serbinë, apo betejën e kamotshme që e Kosovës dhe Ukraina me autokracitë. E dyta, ka qenë një mundësi e mirë për me rikonfirmu mbështetjen e Gjermanisë, qoftë për shtetësinë e Kosovës, integritetin territorial dhe e rëndësishme është edhe për Procesin e Berlinit, si pjesë e saj është edhe procesi i liberalizimit të vizave. Ajo çka unë e pash, ndoshta për herë të parë që nuk e kam dëgjuar më herët një theksim i Gjermanisë që qëllimi i dialogut është njohja e ndërsjellët”, thekson Muja.

- Advertisement -

Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës për darkën joformale të Kurtit me Vuçiq, Muja thotë se të njëjtit kanë kontradikta në qëndrime.

“Opozita në fillim kur thoshim ne ‘ngadalë se i kemi disa sfida në Kosovë brenda, hajde të flasim pak për foshnjën e porsalindur se çfarë ndihme kërkon, atë të moshuarin se çfarë sistemi të mbështetjes sociale kërkon, për studentin se çfarë mbështetje kërkon’, opozita na thoshin ‘çka po boni që s’po dialogoni’. Por ne iu thoshim se ‘nuk është prioritet’ dhe me thënë të drejtën edhe votuesi i Kosovës pak është lodhur nga kjo. Kosova pret progres demokratik në shtet formimin e Kosovës por edhe përmirësim të standardit jetësor. Opozita thoshte ‘dialogoni’, mirë tash meqenëse kemi fillu dialogun, çka po doni tash, ka qenë një lutje e madhe e opozitës dhe tash e futëm si prioritet tash dhe duhet të merremi. Opozita e kam një bindje, sikur te puna e referendumit dhe zgjedhjeve, njëherë jo s’mundesh, tani nëse mundësh, jo po na prish me faktorin ndërkombëtar. Mendoj se opozita e ka një vështirësi tash dhe shkoqitje të theksuar nga busulla e operimit politik”, deklaron Muja.

- Advertisement -

Sa i përket formimeve të komisioneve hetimore për energjinë, Muja paraqet argumentet. Sipas tij, ka qenë e nevojshme zgjerimi i hetimeve në sektorin e energjisë prej vitit 2006.

“Që nga mungesa e investimeve të KEDS-it, distribuimi ashtu ka qenë premtim i PDK-së kur është privatizu KEDS-i. A e dini ju, ka ndonjë perspektivë a janë realizuar ato, apo jo ? E dyta janë punësimet dhe kontratat në KEK, ne e dimë se kush i ka marrë dhe cilat figura politike kanë ndërhyrë aty, ky është një moment mjaft i volitshëm me i tregu popullit të Kosovës fytyrën e vërtetë të elitave politike në të kaluarën këtë sektor. Tek importi i energjisë në të kaluarën, do të demonstrojmë se importi i energjisë nga Serbia ka ndodhur deri në vitin 2018-19 në Kosovë. Ka pasur një dështim të rinovimit të Kosovës A dhe elitat politike të Kosovës kanë qenë përgjegjëse. Shpronësimet në Hade nga 4.6 që ka qenë vlerësimi fillestar ka shkuar në 28, ne e dimë se ka përgjegjësi aty. Vendimi për pagesën në veri është marrë në vitin 2014, KEDS-it dhe përgjegjësia dhe në 2017 i jepet KOSTT-it mbulimi i devijimeve në veri. Do të jetë një mundësi e mirë se pse Qeveria e Kosovës dhe institucionet kanë marrë atë vendim pa pasur një zgjidhje afatgjatë siç e kemi ne. Krejt ky realitet le të del ashtu siç del, pa marrë parasysh kënd e prek, s’është askush mbi ligjin”, thotë ai.

Krahas këtyre, Muja, i cili është edhe kryetar i komisionit për buxhet dhe financa, thotë se shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat do të bëhen së shpejti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit