1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Arrestimi i dy kosovarëve nga serbët: Flet kryetari i komunës së Podujevës

Rekomandime

Gjatë ditës së sotme është raportuar se dy shtetas kosovarë janë arrestuar nga xhandarmëria serbe.

Sipas lajmeve të fundit që po qarkullojnë në medie, të arrestuarit janë Nexhmi M. 53 vjeçar dhe Gentian M. 21 vjeçar nga Podujeva.

- Advertisement -

Lidhur me rastin në fjalë, ka folur kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin.

Bulliqi u shpreh se rasti sipas informacioneve nga statcioni policor i Podujevës ka ndodhur dje, me datën 25 mars dhe bëhet fjalë për konfiskimin e një traktori dhe mjetit përcjellës të tij.

“Sipas informatave nga statcioni policor i Podujevës, flitet për dy të arrestuar me datën 25 mars në orën 14:00. Rasti është lajmëruar nga një familjar i tyre i cili me sa duket ka qenë prezent por ka ikur nga vendi i ngjarjes. Flitet se është konfiskuar një traktor dhe një mjet përcjellës i traktorit”, tha Bulliqi për GazetaBlic.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit