Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se policia ka arrestuar disa aktivistë të saj derisa po e realizonin një aksion simbolik para objektit të qeverisë.
“Dënojmë ashpër aktin e arrestimit të aktivistëve të Aleancës së të Rinjëve të AAK-së, të cilët ishin duke realizuar një aksion simbolik kundër heqjes së taksës, para objektit të Qeverisë”, thuhet në reagimin e AAK-së.
Trajtimi policor i qytetarëve të ndershëm, sipas AAK-së, vetëm pse ia kujtojnë Kryeministrit Kurti shkeljen flagrante të parimeve të dikurshme, është kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës, dhe ligjeve në fuqi.