1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Arrestohet Bedri Nika i LDK-së, dyshohet se bëri pastrim parash

Rekomandime

Policia e Kosovës përmes një komunikate adresuar mediave ka njoftuar se ka arrestuar tre persona nën dyshimin se pastruan para, në mesin e tyre edhe Bedri Nikaj, ish-kandidat i LDK’së për kryetar të Komunës së Drenasit.

- Advertisement -

Të arrestuarit dyshohen se kanë vënë në qarkullim kartëmonedha me ngjyrë me reagenca kimike në vlerë prej 5900 euro.

Dy të arrestuarit A.N dhe E.N në hetuesi kanë bërë të ditur se paratë i kanë marrë nga Bedri Nikaj, i cili gjithashtu është intervistuar.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ish-kandidati i LDK’së përballet me të aku.za të ngjashme. Në vitin 2012 Nikaj ak.uzohet se falsifikoi 80 mijë dollarë.

- Advertisement -

Më poshtë gjeni komunikimin e plotë të Policisë së Kosovës:

Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas zhvillimeve të hetimeve paraprake, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, sot, më 27.05.2021 kanë kryer kontrolle në shtëpi banimi në qytetin e Drenasit.

- Advertisement -

Hetimet dhe më pas kontrolli janë kryer mbi dyshimet e bazuara se personat e dyshuar (A.N. mashkull, v.l. 1992 dhe E.N. femër, v.l. 1999) në bashkëveprim gjatë periudhës kohore nga dt. 27.02.2021 deri me dt. 11.03.2021, dyshohet se kanë vënë në qarkullim kartëmonedha me ngjyrë me reagenca kimike (gjithsej 118 x 50) në vlerë të përgjithshme prej 5900 euro (pesëmijë e nëntëqind euro).

Dy të dyshuarit parat dyshohet se i kanë vënë në qarkullim duke i deponuar në bankomatët e një banke dhe më pas i kanë tërhequr vlerat e njëjta të parave të cilat kanë qenë të rregullta. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar është arritur të gjenden edhe tri kartëmonedha nga 50 euro (3×50) me ngjyrë të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave e materiale.

Gjatë intervistimit të dy të dyshuarve është kuptuar se mjete monetare të cilat i kanë vënë në qarkullim i kanë marr nga i dyshuari (B.N. mashkull, v.l. 1971) i cili po ashtu është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës.

Pas intervistimit ndaj të dyshuarit B.N prokurori i rastit i ka shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, kurse ndaj dy të dyshuarve tjerë rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit