2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Arrestohet ish-ministri Numan Baliq, dyshohet se sulmoi seksualisht një 23 vjeçare

Rekomandime

Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq është arrestuar nga Polica e Kosovës nën dyshimin se në vendin e tij të punës ka sulmuar seksualisht një 23-vjeçare.

- Advertisement -

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Ky i fundit tha se me urdhër të prokurorisë, ish-ministri Baliq është dërguar në ndalim 48 orësh.

“Lidhur me rastin në fjalë është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual në spitalin regjional të Pejës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim 48 orësh, gjithashtu prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje”, tha Nikçi.

Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur më 12 gusht, në ora 22:53.

- Advertisement -

Ndryshe, ish-ministri Numan Baliq kohë më parë ishte liruar nga akuza për ngacmim seksual ndaj një punonjëse në spitalin ku punon.

Prokuroria Themelore e Pejës kishte ngritur aktakuzë për këtë vepër ndaj Baliqit, me çka dyshohej se nga muaji gusht i vitit 2018 në vazhdimësi e ka ngacmuar praktikanten e Spitalit Rajonal të Pejës duke i shkruar mesazhe me përmbajtje ngacmimi në telefon dhe duke i dërguar edhe letra.

- Advertisement -

Sipas aktakuzës, Baliq i kishte dhënë letra me përmbajtje ngacmimi dëshmitares A.K., për t’ia dërguar praktikantes, letra të cilat më pas i kishte lexuar dhe i kishte grisur viktima. Rasti ishte paraqitur në polici në shtator të vitit të kaluar.

Pas aktakuzës ai ishte suspenduar nga puna, si kirurg në Spitalin Rajonal të Pejës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit