Të premten Indeksonline ka raportuar për një ngjarje aspak të zakonshme e cila ndodhi në Vushtrri.
Një person i dyshuar është parë me revole në brezë, derisa po drejtonte një motoçikletë.
Pas kësaj, Policia e Kosovës ka arritur që dje të arrestojë personin e dyshuar, të cilit edhe i është konfiskuar arma, transmeton Indeksonline.
Me vendim të prokurorit, njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
“Më 02.08.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ditë më parë ishte parë me armë në brez. Nga i njëjti është konfiskuar arma, ndërsa me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/
‘Kauboji’ Vushtrrias, në mes të ditës shëtitet me revole në brez