Më datë 21.01.2022, rreth orës 16:45, është raportuar se në rrugën “Ali Sokoli ” në Prishtinë, nga të shtënat ka mbetur i pIagosur një person.
“Lidhur me këtë rast, policia ka identifikuar të dyshuarin; B. H, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sot është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njejti është ndaluar për 48 orë, për tu proceduar më tej nën dyshimet për vrasje në tentative”, njofton policia.
Në të njejtën kohë polica ka sekuestruar edhe ar.mën e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë; Revole e tipit ZORAKI, të cilën i dyshuari e kishte fshehur pas ngjarjes në një lokacion tjetër.