1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Arrestohet një serb në veri, i gjenden në veturë mbi 6 mijë fishekë

Rekomandime

Policia e Kosovës ka bërë me dije se sot në fshatin Jashanicë të Leposaviqit ka arrestuar një serb të moshës 42-vjeçare dhe se gjatë kontrollit të automjetetit të tij i janë gjetur 6 mijë e 300 fishekë, raporton Express.

- Advertisement -

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sot, më 21.02.2023, rreth orës 13:30, në fsh. Jashanicë të Leposaviqit, në një pikë kontrolli, Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Veriu, kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë të cilën e drejtonte një mashkull serb. Policia gjatë kontrollit të automjetit, ka gjetur rreth 6300 (gjashtë mijë e treqind) copë fishekë. I dyshuari (J.Zh, viti i lindjes 1981) është shoqëruar në polici. I njëjti është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti penal dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit