Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar serb I.L, në Qagllavicë, saktësisht para shtëpisë së presidentit të vendit, Hashim Thaci.
Për të dyshuarin, Policia e Kosovës, thonë se ka qenë i dehur duke drejtuar veturën e tij dhe në atë lokacion ka shfaqur shenja të urrejtjes.
Arrestimin e serbit e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Me datë 28.03.2020 rreth orës 15:55, në rrugën Stefan Nemanja në Qagllavicë, është ndaluar dhe arrestuar i dyshuari mashkull serb I. L. (1989).
I dyshuari ka qenë në gjendje të dehur duke e drejtuar veturën e tij, ku në atë lokacion kishte shfaqur shenja të urrejtjes.
Këto veprime, i dyshuari i kishte përsëritur disa herë, deri në momentin kur ishte ndaluar nga njesia policore e cila në atë lokacion siguron një objekt të personalitetit zyrtar.
Gjatë kontrollimit të veturës, nga zyrtarët policor është gjetur një mjet i mprehtë thikë.
Në konsultim me prokurorin kujdestar është lëshuar Aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar për 48 orë”, konfirmon Policia e Kosovës.
Personi i dyshuar është lëshuar me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar për 48 orë.