Xhabir Zharku është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.
Arrestimin e tij e ka konfirmuar për lajmi.net miku i ngushtë i Xhabir Zharkut, Nasim Haradinaj.
Ai ka bërë të ditur se Zharku është arrestuar për një denoncim tjetër të bërë në vitin 2010, dhe jo për akuzat e vjetra për të cilat ai ishte dënuar.
Kujtojmë se Xhabir Zharku në vitin 2011 u dënua me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtje pa leje.
Pas konfirmimit të dënimit, Zharku u largua nga Kosova duke i ikur kështu shkuarjes në burg.
Për gati 5 vjet e gjysmë ish-kryetari i Kaçanikut dhe ish-zyrtari i PDK-së (Partisë Demokratike të Kosovës), qëndroi në arrati në Suedi.
Nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë ende detaje.