4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Arrihet marrëveshja, nga viti 2035, Bashkimi Evropian do të ndalojë regjistrimin e makinave me naftë dhe benzinë

Rekomandime

Parlamenti Europian dhe Këshilli Europian kanë arritur në një marrëveshje sipas së cilës nga viti 2035 në Bashkimin Europian nuk do të shiten më makina me motor me djegie të brendshme.

Ndalimi është pjesë e paketës për ndryshimet klimatike të BE-së, e quajtur Fit for 55, e cila synon të reduktojë emetimet e dëmshme me 55% deri në vitin 2030 dhe të arrijë neutralitetin klimatik deri në vitin 2050.

- Advertisement -

Republika Çeke, e cila aktualisht mban presidencën e BE-së tha se negociatorët nga vendet anëtare, Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian ranë dakord që prodhuesit e makinave duhet të arrijnë një ulje 100% të emetimeve të CO2 deri në vitin 2035.

“Sapo kemi përfunduar negociatat për nivelet e CO2 për makinat”, shkroi në Twitter eurodeputeti francez Pascal Canfin, i cili kryeson komisionin mjedisor të Parlamentit Evropian.

- Advertisement -

“Kjo marrëveshje është një lajm i mirë për drejtuesit e makinave dhe makinat e reja elektrike do të bëhen më të lira, duke i bërë ato më të përballueshme dhe më të aksesueshme për të gjithë,” ka bërë të ditur kryenegociatori i Parlamentit, Jan Huitema.

Makinat aktualisht përbëjnë 12% të të gjitha emetimeve të CO2 në bllokun e BE-së, ndërsa transporti në përgjithësi zë rreth një të katërtën. Shtetet anëtare të BE-së tani duhet ta miratojnë rregulloren në ligjin kombëtar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit