-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Arsyet pse mund të jetë ftuar Thaçi për intervistim”

Rekomandime

Avokati Arianit Koci ka folur në Frontal të T7, lidhur me intervistimin e Presidentit Hashim Thaçi nga Prokuroria Speciale në Hagë.Sipas Kocit, Thaçi mund të jetë ftuar për intervistim për vepra të tjera që hyjnë në kompetenca të Prokurorisë, siç është pengimi i drejtësisë.“Bazuar nga toni i vetë komunikatës së prokurorisë, ndoshta Thaci nuk është ftuar për intervistim për krime lufte, por për vepra të tjera që hyjnë në kompetencë të prokurorisë, siç është pengimi i drejtësisë”, ka thënë Koci.

- Advertisement -

Ndërkohë, për avokatin që ka zgjedhur Presidenti, Koci ka thënë se ka bërë zgjidhje të mirë.“Ka bërë zgjidhje të mirë. Ambasadori Pierre-Richard Prosper, është jurist i njohur, ka qenë diplomat i karrierës dhe ka qenë i kyqur edhe si prokuror për krime të luftës”, ka deklaruar Koci në Frontal.

Ndryshe, kanë kaluar më shumë se pesë orë prej kur presidenti Hashim Thaçi ka hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Hagë. Ai po vazhdon akoma të intervistohet.

Gazeta Express ka raportuar sot se Thaçi ka angazhuar për avokat, juristin e njohur amerikan, Pierre – Richard Prosper.Ish-drejtori politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që tash është president i vendit, ka thënë para mediave se “do ta kalojë këtë sfidë me sukses për djalin, familjen dhe kombin”.Thaçi ka thënë se nëse i konfirmohet aktakuza ndaj tij, atëherë do të japë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit