4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Arsyetohet deputeti i VV-së që bëri mbi 100 gabime në një shkrim: Gjysmën e jetës e kam kaluar në disaporë

Rekomandime

Deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës, Jahja Kokaj nga Vetëvendosje, i cili në seancën konstituive të Kuvendit i cili vazhdimisht thoshte se është akademik, por ai në një postim që bëri sot në Facebook i bëri mbi 100 gabime drejtshkrimore.

Pasi Reporteri.net dhe media tjera raportuan për këtë, Kokaj është arsyetuar duke thënë se pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në diasporë, përfshirë shkollimin akademik, ku kryesisht edhe sot e kalon jetën, duke ligjëruar në universitete amerikane në anglisht, prej 31 vjet, e gati gjysmën e jetës.

Ai thotë se për kaq kohë, shumë njerëz e harrojnë gjuhën dukshëm, dhe joqq më rregullat e drejtshkrimit, madje edhe të menduarit shqip, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Kokaj e ka ripostuar shkrimin duke treguar se e ka përmirësuar atë.

Postimi i tij:

Të nderuar Miq dhe të tjerë,

- Advertisement -

Jam koshient që drejtshkrimi është shprehje e kulturës së një intelektuali.
Unë pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar në diasporë, përfshirë shkollimin akademik, ku kryesisht edhe sot e kaloj jetën, duke ligjëruar në universitete amerikane në anglisht, prej 31 vjet, e gati gjysmën e jetës. Për kaq kohë, shumë njerëz e harrojnë gjuhën dukshëm, dhe jo më rregullat e drejtshkrimit, madje edhe të menduarit shqip.

Nëse shikoni në google shihni që kam rreth 100 punime shkencore të shkruara, të botuara në revista prestigjioze ndërkombëtare, por natyrisht të shkruara anglisht, nuk besoj që mund të gjendet ndonjë gabim, madje as drejtshkrimor.

- Advertisement -

Gjatë qëndrimit në diasporë kam botuar disa libra, por që për herë të parë ata tituj paraqiten në gjuhën shqipe. Njëri është në përdorim në UP, ku jam autor së bashku me prof. Dr. Nebi Cakën, të parin libër të asaj fushe – teknologjisë, në historinë shqiptare, të botuar në Kosovë dhe një tjetër libër e kam botuar në Shqipëri, botim i Universitetit të Tiranës me titull “Teknologjia laserike”, po ashtu bashkautor me njeriun që e mentoroja prof. Dr. Dritan Spahiun. Edhe ky libër për laserët për herë të parë është botuar nga Universiteti i Tiranës.

Në bashkautorësi (unë autor i parë) kemi botuar një libër me profesor Sami Repishtin, City University N. Y dhe prof. Mirela Bogdanin, nga Universiteti i Kembrixhit. Kam shkruar libra edhe nga politika. Por, ato i lekturuan profesionistët para se të botoheshin.

Pra këta dy libra e lartëpermendura, me përmbajtjet e tyre për teknologjinë moderne të laserëve dhe të kompjuterit optik, formojnë histori në botimet shqip. Natyrisht ata janë të shkruar drejt pas lekturimeve profesionale.

Duke kërkuar falje për shkrimet që postova pa I rilexuar, po e ripostoj artikullin e fundit pas rileximit, me premtim që tani e tutje do ti rilexoj të gjitha postimet. Ju falem nderit për mirëkuptimin.

Me dashamirësi Dr. Jahja Kokaj

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit