1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Artileria e rëndë e diplomacisë amerikane erdhi në Serbi, s’do të jetë e lehtë me të”

Rekomandime

Ish-ambasadori serb në Gjermani nga viti 2009 deri në vitin 2013, Ivo Viskoviq e ka komentuar mbërritjen e Christopher Hillit në Beograd si ambasador i SHBA-së, duke e quajtur “artileri të rëndë” të diplomacisë amerikane”.

Mund ta quajmë kushtimisht “artileri të rëndë” të diplomacisë amerikane, veçanërisht në këtë rajon. Ai ka përvojë, ka marrë pjesë në negociata shumë të rëndësishme dhe ka qenë ambasador në Maqedoni.

- Advertisement -

Ai e njeh rajonin dhe sigurisht është i kualifikuar për t’i përfaqësuear interesat e Shteteve të Bashkuara dhe në të njëjtën kohë për ta informuar selinë e tij në Washington shumë saktë për atë që po ndodh në rajon, veçanërisht në Serbi”, tha Viskoviq për gazetën serbe, Danas.

I pyetur se pse Amerika ka nevojë për artileri të rëndë tani, ai u përgjigj se është e qartë se roli i ambasadorit amerikan në marrëdhëniet e SHBA-së me Serbinë nuk është i parëndësishëm.

E gjithë historia e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Amerikës që nga viti 1945 ka treguar se në momentet më kritike erdhën diplomatë të shquar dhe shumë të aftë, fjala e të cilëve kishte peshë dhe respektohej.

- Advertisement -

Kjo ka ndodhur në disa raste kur politika jonë e jashtme ka ndryshuar realisht. Si 1948 pas konfliktit me Stalinin.

Unë mendoj se Washingtoni beson se është koha për ta kthyer një faqe të re”, tha Viskoviq.

- Advertisement -
Ish-ambasadori serb në Gjermani, Ivo Viskoviq

Ish-ambasadori serb mendon se nuk është realiste të priten ndryshime rrënjësore në Serbi, por tha se pret që Hill “të mos ushtrojë presione që do të ishin vërtet kundërproduktive”.

“Kjo do të thotë, do të jetë më praktike sesa duket në shikim të parë.

Sepse ai ka një reputacion të një diplomati shumë depërtues, por është një njeri realist dhe që mund të vlerësojë se çfarë është politikisht e mundur dhe çfarë është optimale në një moment të caktuar.

Nuk pres prej tij vrazhdësi, shpërthime publike e të ngjashme, por sigurisht që nuk do të jetë e lehtë me të.

Ai është një njeri që ka një qëndrim dhe që dihet se ka një ndikim shumë të madh në Departamentin e Shtetit, madje edhe përtej kësaj, dhe bashkëbiseduesit e tij këtu do ta kenë parasysh këtë”, thekson Viskoviq.

I pyetur nëse ka ndonjë rëndësi që Hill shkoi në Beograd para zgjedhjeve serbe, ai tha se mendon se kjo është rastësi.

“Ai i ka mbaruar përgatitjet. Ka kohë që janë pa ambasador dhe nuk mendoj se është bërë me qëllim”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit