Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka uruar artisten nga Skenderaj për veprën madhështore që ajo ka bërë duke krijuar mozaikun më të madh të Origramit në botë.
Jashari është shprehur se artistët me veprat e tyre madhështore janë ambasadorë të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare.
“Përkrahja ime si kryetar komune për artistët dhe të rinjtë tonë nuk do të mungoj asnjëherë”, ka thënë Jashari.
Postimi i plotë:
Lajm i jashtëzakonshëm
Flamuri i Republikës së Kosovës i realizuar nga artistja e komunës sonë, Arbnora Fejza Idrizi ka thyer rekordin e Guinnessit. Ajo, në Palestren Sportive të qytetit tonë, kësaj radhe ka krijuar Mozaikun më të madh Origami në botë.
Artistët tonë, me veprat e tyre madhështore janë ambasadorë të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare.
Përkrahja ime si kryetar komune për artistët dhe të rinjtë tonë nuk do të mungoj asnjëherë.
Urime!