1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Asambleisti i LVV-së bie pre e një fotografie të vjetër, e fshinë dhe kërkon falje

Rekomandime

Asamblisti i Vetëvendosjes në Kuvendin e Prishtinës, Egzon Azemi ka shpërndarë një fotografi të cilin e ka quajtur “krim”.

- Advertisement -

Fotografia e shpërndarë paraqet një rrugë në pjesën e vjetër të Prishtinës që “po asfaltohet”.

“Ky KRIM duhet të ndaloj MENJËHERË!

Të mbulosh me asfalt një nga rrugicat më të vjetra të kryeqytetit është krim institucional. Logjika e këtij pushteti komunal po dëshmohet edhe njëherë se është;

Rroftë tenderi, le të zhduket historia”, kishte shkruar Azemi në Facebook.

- Advertisement -

Fotografia e postuar u shpërnda shpejtë në rrjete sociale, mirëpo vet Azemi e ka fshirë pak më vonë.

Nuk ka shkuar shumë kohë dhe ka reaguar vet kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ndaj këtyre lajmeve.

- Advertisement -

I pari i Prishtinës ka postuar një fotografi aktuale në afërsi të Xhamisë së Madhe duke shkruar “Nuk janë mbulu kalldermat jo”.

Asambleisti Azemi në një postim të mëvonshëm ka kërkuar falje.

“Ju kërkoj falje nëse fotografin e keni parë ose shpërndarë nga profili im. Mirëpo detyrë e jona si asambleistë por edhe si qytetarë është të reagojmë në raste të tilla. Aq më tepër kur fotografia dërgohet nga mediat”, ka shkruar më pas Azemi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit