1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Asamblisti dënohet me 700 euro gjobë, nuk i deklaroi 13 toka në pronësi të tij

Rekomandime

Nebojsha Gjorgjeviq, asamblist i Listës “Srpska” në Komunën e Ranillugut, është dënuar me 700 euro gjobë për mosdeklarim të plotë të pasurisë së tij.

Një vendim të tillë e ka marrë gjykatësja e Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë, Valbonë Dërvodeli, pasi i akuzuari më 18 tetor të këtij viti e ka pranuar fajësinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

- Advertisement -

Ky aktgjykim rezulton të jetë përpiluar më 31 tetor 2022, ku bëhet e ditur se fillimisht i akuzuari Gjorgjeviq është dënuar me 100 euro gjobë dhe tre muaj burgim efektiv.

Por që me pëlqimin e tij, dënimi me burgim i është zëvendësuar në dënim me gjobë prej 600 euro, ashtu që i akuzuari obligohet që shumën totale të dënimit të paguajë me 700 euro gjobë.

Ndryshe, Gjorgjeviq bashkë me mbrojtësin e tij, avokatin Vasilije Arsiq në seancën fillestare të 25 janarit 2022, kishin kërkuar shtyrjen e seancës që t’u mundësohet negocimi me prokurorinë për pranimin e fajësisë. Mirëpo, pasi një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, rasti është kthyer në shqyrtim gjyqësor.

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Gjilan, më 18 maj 2021, ka ngritur aktakuzë ndaj Nebojsha Gjorgjeviqit, duke e ngarkuar atë me veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”, nga neni 430 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK.)

Sipas aktakuzës, më 1 prill 2020, në kohë të papërcaktuar në Ranillug, i akuzuari Gjorgjeviq në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, Këshilltar i Asamblesë Komunale në Ranillug, duke qenë i detyruar me ligj të bëjë deklarimin e pasurisë për vitin 2019, dhe atë brenda periudhës kohore prej 1 deri më 31 mars 2020, por edhe me afatin e shtyer nga Qeveria e Kosovës për shkak të pandemisë Covid-19, i njëjti nuk e ka deklaruar saktë pasurinë që posedon.

- Advertisement -

Sipas prokurorisë, i akuzuari në formualin për deklarim të pasurisë të dorëzuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) më 1 prill 2020, nuk i ka deklaruar pronat e tij dhe atë, 12 toka bujqësore dhe një tokë pyjore-mal, në sipërfaqe të përgjithshme prej 9,798 m2, pasuri kjo e regjistruar në Zonën Kadastrale në Ranillug, gjendje kjo që është vërtetuar me cetifikatën mbi pronën e lëshuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.

Vepra penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, është vepër e cila hyn në kuadër të kapitullit “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit