1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Asamblisti i LDK-së që e gjuajti me ujë drejtorin e VV-së: Ke pak i nxehtë, e flladita

Rekomandime

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Ekrem Rrahmani, është arsyetuar për gjuajtjen me ujë të drejtorit të Arsimit, Avni Fetahu, por ka kërkuar falje publike.

Rrahmani, pas incidentit në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal në Podujevë, doli në foltore dhe kërkojë falje publike.

- Advertisement -

Megjithatë, ai e arsyetoi incidentin që e shkaktoi vet. Tha se gjeste të tilla dikur ka bërë edhe Albin Kurti, kryeministri aktual i Kosovës.

“Unë kërkoj falje për gjestin. Na kemi raste edhe në Kuvend të Kosovës kur tash kryeministri që është sot, me ve e ka gjuajtur ish-kryeministrin Mustafa. Unë tri pika ujë ia qita, por ke pak si i nxehtë ai e flladita. Ai… na e ruajtëm goxha fortë në fjalime tona, por ai hyni në personale; në emra. Masi edhe ti po thua, unë po kërkoj falje”, tha ai.

Gjatë mbledhjes së sotme, Ekrem Rrahmani u ngrit në këmbë dhe e lagu me ujë drejtorin, Avni Fetahu, i cili përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje në qeverisje

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit