1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Asamblisti shqiptar që mori mbi 1 mijë vota në veri

Rekomandime

Skender Sadiku me 1023 vota dhe Flutura Hamza me 193 vota do të jenë asamblistët e vetëm shqiptar në Mitrovicën e Veriut.

Punën në zyrë e ka të përditshme. Por Skender Sadikut nuk i pëlqen shumë të qëndrojë aty, pasi thotë se më të rëndësishme i ka takimet me qytetarë.

- Advertisement -

Këto takime edhe ndikuan në rezultat pozitiv për garën e zgjedhjeve lokale të 14 tetorit në të cilën Sadiku hyri me qëllim të bëhej asamblist në Komunën e Veriut.

Edhe pse ende nuk ka filluar punën ai çdo ditë kalon afër objektit, që sipas tij do t’i kontribuojë e shërbejë qytetarëve që e votuan.

Sadikun përveç që është zgjedhur asamblist, e ka gëzuar shumë edhe një fakt tjetër.

- Advertisement -

Megjithatë të lehtë e nuk e konsideron përballjen me asamblistët e Listës Serbe.

Por nuk mohon faktin se do të provojë bashkëpunimin me ta për të mirën e qytetarëve.

- Advertisement -

Sadiku mori 1 023 vota në total e përveç tij në asamble do të jetë edhe Flutura Hamza e cila ja arriti të futet në Kuvend Komunal me 193 vota.

Dy asamblistët shqiptarë vinë nga Iniciativa të cilën e drejton politikani Erden Atiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit