1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ashpërsohet situata në mes Driton Talit dhe Blerim Latifit: Unë isha në luftë me Thaçin, ja pse iknin deputetët e PDK-së nga unë

Rekomandime

Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali tani këshilltar i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit ka reaguar përsëri ndaj Blerim Latifit.

Tali përmes një postimi në Facebook, tregon se në kohën kur ish deputet i Kosovës ka qenë në luftë me Hashim Thaçin.

- Advertisement -

Ai thotë se edhe ministrat e PDK-së ikshin nga seancat e Kuvendit pikërisht për shkak të tij.

Dhe Blerim mistreci thotë: se dikush si unë, i cili publikisht për çdo seancë bënte “luftë” me Thaçin e me ministrat e tij, ka shkuar “me pritë dy orë para derës Thaçit si servil”?!”, shkruan Tali në Facebook.

Më poshtë postimi i plotë:

- Advertisement -

Duke e përcjell intervistën e Thaçit m’u kujtua Blerim Latifi.

E pyetja vetën se cili e ka mësu tjetrin me rrejt e me shpif kaq budallqe, Hashimi Blerimin apo e kundërta.

- Advertisement -

Blerim shpifësi thotë se “më ka parë mua duke pritur dy orë të zyrja e Hashimit në pranverën e vitit 2010”.

Pra më ka parë! Nuk ka dëgjuar, nuk e ka nga “burimet e sigurta” d.m.th., ky është vet dëshmitar.

E shihni sa larg janë në gjendje me shku këta “patriota”?!

Rikujtojani këtij “gjeniut parimor” se unë në pranverë të vitit 2010 isha deputet. Bile ma i zëshmi kundër keqpërdorimeve të shefit tij.

Mistreci mund t’i sheh raportet e organizatave që monitoronin Kuvendin por edhe transkriptet e seancave, i ka online!

Miq, sa pêr freskim të memories, sidomos per juve që jeni të ri.

Në atë kohë ishin aktuale manipulimet me Dardafon (Z-mobile), tenderin e dytë të telefonisë mobile ku qeveria e humbi çekun prej 16.2 mil euro e keqperdorimet e shumta si në Feronikel, Llamkos, PTK KEK, Trust etj. Pastaj ato politike siç ishte “Plani i Ban Kimunit për riinegocim në gjashtë fusha” që shefi i Blerim “moralistit” e pati shpalli të vdekur disa here në Kuvend por pastaj e zbatoi si “Negociata teknike”. Besa edhe vjedhja në dhomën e dëshmive në Polici ishte ende aktuale etj.

Më të gjitha këto tema unë merresha.

Ama bash në secilën seancë i ngritja njërën apo disa nga këto tema.

Bile edhe ministrat e Thaçit filluan t’i iknin seancave për shkak meje.

Dhe Blerim mistreci thotë: se dikush si unë, i cili publikisht për çdo seancë bënte “luftë” me Thaçin e me ministrat e tij, ka shkuar “me pritë dy orë para derës Thaçit si servil”?!

Dhe “moralisti” thotë se më ka parë me sytë e tij!

Pra jo që i ka treguar dikush por më ka parë.

Edhe me rrejtë hashimovitët s’dijnë bre, dreqi …!

Mjerë ata studentë kush i edukon!

Por nejse, pasi Blerim mistreci po thotë se “më paska parë me sytë e tij…” në kohën kur unë kërcnohesha e fyhesha, dhe tekstualisht edhe përleshesha fizikisht me miatrecat si ky sepse me aktivitetin tim antikorrupsion i preksha në interesat e tyre, do e qartëzojmë para gjykatësit!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit