-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Asociacioni i Komunave të Kosovës përkrah shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Rekomandime

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se ky asociacion do t’i përkrahë masat e reja anti-Covid, duke përfshirë këtu edhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

- Advertisement -

Në një intervistë për klankosova.tv, ai ka theksuar se edhe nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme, kjo do të bëhet në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe praktikat perëndimore dhe jo ashtu siç është vepruar gjatë kohës së Millosheviqit.

“Gjendja e Jashtëzakonshme nëse shpallet, do të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kjo Kushtetutë është hartuar duke u bazuar mbi parimet e shteteve demokratike”.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës i përkrah masat e reja anti-Covid. Çdo masë e cila dërgon në shpëtimin e jetëve të qytetarëve të Kosovës, përkrahet nga AKK – përfshirë edhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”.

- Advertisement -

“Mirëpo në diskutimin që patëm sot më Kryeministrin Avdullah Hoti shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk u nënkuptoi edhe mbylljen e ekonomisë dhe mbylljen e institucioneve, por krijimin apo përkrahjen e mekanizmave dhe veprimeve që dërgojnë në shpëtimin e jetës së qytetarëve”.

Ibrahimi ka shtuar se AKK dhe kryetarët e komunave gjithmonë kanë vlerësuar që shëndeti publik është prioritet mbi prioritetet, por se duhet t’i kushtohet një kujdes i veçantë edhe shëndetit ekonomik.

- Advertisement -

“Ky qëndrim do të paraqitet edhe nesër në komitet. Ne nesër do ta kemi një mbledhje të komitetit për parandalimin e përhapjes së Covid-19, ku pritet të vendoset rreth veprimeve në të ardhmen”.

“Gjendja e jashtëzakonshme bëhet në përputhje me parimet e Kushtetutës. Nuk është gjendja e jashtëzakonshme ashtu siç kanë dëgjuar qytetarët gjatë periudhës së Millosheviqit. Ne kemi shtet demokratik, e kemi Kushtetutën dhe gjatë diskutimit që patëm sot, u zotuan të gjitha palët se Kushtetuta është mbi çdo gjë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit