-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Asociacioni, kush e nënshkroi në Bruksel dhe pse?

Rekomandime

Njëra ndër temat e cila ka ngjallur reagime më së shumti kohëve të fundit është çështja e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Edhe pse kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka theksuar që çështja e Asociacionit sipas tij, është temë e mbyllur për Kosovën dhe nuk do të diskutohet më për të në Bruksel, mirëpo ndryshe nga Hoti, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi pa Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

- Advertisement -

Lajçak ka qëndruar në një vizitë tre ditore në Kosovë dhe pyetja se cili është qëndrimi i tij në lidhje me këtë temë nuk la pa u diskutuar, ai u shpreh që “nëse nuk ka marrëveshje, nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve dhe nuk do të ketë marrëveshje pa Asociacion”.

Në lidhje me këtë deklaratë Hoti tha që vizita e Lajçakut lidhet me parimet dhe mbështetjen që BE-ja i jep procesit të dialogut, “vizita e Lajçakut ishte me interes që të konfirmohen parimet dhe mbështetja që i jep BE-ja procesit të dialogut”, u shpreh Hoti.

Duke vazhduar Hoti në lidhje me këtë temë thotë që duhet të kemi kujdes, që statuti i Asociacionit të përgatitet në përputhje me marrëveshjen finale dhe me opinionin e Gjykatës Kushtetuese.

- Advertisement -

Të pyetur për këtë temë, njohësit e çështjeve politike shprehën që formimi i Asosacionit nëse përputhet me rendin kushtetues nuk është e dëmshme për Kosovën por që kjo duhet të ndodhë në momentin kur Serbia të njoh shtetin e Kosovës shtet të pavarur.

Ahmeti: Të mos lejohet formimi i Asociacionit mbi bazën e versionit siç pretendon Serbia

- Advertisement -

Njohësi i çështjeve politike, Hidajet Ahmeti në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që nëse formohet Asociacioni në përputhje me aktgjykimin e Kushtetutës nuk cenon rendin kushtetutës mirëpo nëse themelohet siç pretendon Serbia atëherë Serbia atëherë ky “instrument” institucional përveç që është i rrezikshëm dhe antikushtetues.

“Mendoj se përfaqësuesit institucional nuk duhet të lëshohen aventura politike, pasi kushtetutshmëria dhe sovraniteti janë substance e shtetësisë e të cilat duhet mbrojtur me fanatizëm. Asosacioni me baza etnike që në thelb është diskriminues, por nëse themelohet në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese nuk e cenon rendin kushtetues, pasi do ta ketë funksionin e një OJQ-je. Por nëse tentohet të themelohet mbi bazën e versionit siç pretendon Serbia atëherë ky “instrument” institucional përveç që është i rrezikshëm dhe antikushtetues, njëkohësisht ju jep serbëve një autonomi substanciale, e cila defunksionalizon rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, u shpreh Ahmeti.

Hidajet Ahmeti

Më tej, Ahmeti komenton edhe deklaratën e Lajçak, duke e shpjeguar në dy mënyra duke u shprehur që nëse e ka pas fjalën për një Asociacion brenda frymës kushtetuese nuk ka të keqe asgjë, por nëse ka interpretua deklaratat e krerëve serb që të themelohet një Asociacion me kompetenca ekzekutive, gjykoj se një gjë e tillë nuk duhet të lejohet.

Ahmeti thekson që opozita nuk duhet lejuar të ndodhë një kompromis që është në dëm të shtetit të Kosovës.

“Sa i përket deklaratës se zotit Lajcak mund të interpretohet në dy mënyra, pasi nuk specifikoj mënyrën themelimit dhe funksionalizmit të Asociacionit. Nëse e ka pas fjalën për një Asociacion brenda frymës kushtetuese nuk ka të keqe asgjë, por nëse ka interpretua deklaratat e krerëve serb që të themelohet një Asociacion me kompetenca ekzekutive, gjykoj se një gjë e tillë nuk duhet të lejohet, por as nuk duhet të ndodh, pasi si i tillë në asnjë mënyrë nuk mund të funksionoj shteti Kosovës. Kurse deklaratat e zotit Hoti nuk duhet marrë shumë seriozisht, pasi deklaratat e tij në të kaluarën nuk kanë pas konsistencë, por mendoj se në këtë çështje edhe opozita duhet të jetë më këmbëngulëse në mënyrë që mos të lejoj që ndodhë një “kompromis” i tillë”, u shpreh Ahmeti për “Bota sot”.

Elezaj: Asociacioni nga Lajçak po përdorët si mjet presioni mbi Kosovën

Analisti politik, Rexhep Elezaj, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që deklarata e Lajçakut që çështja e Asociacionit për komunat serbe do të diskutohet duhet kuptuar si presion ndaj palës së Kosovës për ta arritur një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke vazhduar Elezaj thotë që Lajçak, gjegjësisht nga BE-ja, po përdorët si mjet presioni mbi palën e Kosovës që ajo ta pranojë këtë kusht, sepse Beogradi formimin e Asociacionit për komunat serbe në Kosovë e ka vu si kusht për vazhdimin e bisedimeve me palën e Kosovës.

Rexhep Elezaj

“Deklaratën e z. Lajçak i cili në Prishtinë tha se çështja e Asociacionit për komunat serbe do të diskutohet si dhe e njëjta do të jetë pjesë e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, së pari duhet kuptuar si presion diplomatik ndaj palës negociuese të Kosovës dhe së dyti, dihet se roli i z. Lajçak si ndërmjetësues i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi është që të kontribuoi krejt çka mundet në arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve armiqësore midis dy vendeve fqinje, që siç e tha para gazetarëve, ajo nuk mund të arrihet po kompromise të ofruara nga të dyja palët..! Duket se në këtë fazë të bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, të cilat dikush po i quan finale, e që unë nuk besoj se janë të tilla me një regjim fashist siç është ky i Serbisë, Asociacioni i komunave serbe nga ana e z. M. Lajçak, gjegjësisht nga BE-ja, po përdorët si adut dhe mjet presioni mbi palën e Kosovës që ajo ta pranojë këtë kusht, sepse dihet hapur se Beogradi zyrtar formimin e asociacionit për komunat serbe në Kosovë e ka vu si kusht për vazhdimin e bisedimeve me palën e Kosovës. Andaj, ai këtë çështje e ka edhe prioritet në misionin e tij ndërmjetësues, ngase nuk ka dëshirë që të dështojë në punën e tij që ia ka besuar BE-ja, sepse është në pyetje karriera e tij politike”, u shpreh Elezaj.

Tutje, analisti thotë që deklarata e Hotit që çështja e Asociacionit për komunat serbe është çështje e mbyllur atëherë na mbetët vetëm të shpresojmë që ta mbajë këtë qëndrim deri në fund pasiqë e sipas analistit Hoti mund të ketë presion nga Mustafa dhe ta pranojë këtë kusht sepse është Mustafa i cili në vitin 2015 në Bruksel e ka nënshkruar marrëveshjen për formimin e këtij asociacioni.

“Sa i përket qëndrimit të z. Avdullah Hotit, kryeministër aktual, se çështja e Asociacionit për komunat serbe është çështje e mbyllur për qeverinë e Kosovës, uroj që t’i përmbahet deri në fund këtij qëndrimi, gjë që do të ishte në dobi të shtetit dhe sovranitetit të Kosovës, por duke e ditur faktin se z. Hoti, ka mbi kokë alienin me shpatën e Demokleut në dorë, pra komunistin Isa Mustafën, pa pëlqimin e të cilit ky nuk guxon të vendos për asgjë, nuk besoj se do i qëndron deklaratës së tij të cekur më lartë, sepse dihet se strukturat udhëheqëse të LDK-së në krye me uzurpuesin e saj I. Mustafën, jo vetëm se do ta pranojnë kushtin e Serbisë për formimin e “Zajdenicës”, siç po kërkon edhe z. Lajçak, por do pranojnë edhe nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë, pjesë të cilës do jetë edhe asociacioni i komunave serbe, sepse është ai Isa Mustafa i cili në vitin 2015 në Bruksel e ka nënshkruar marrëveshjen për formimin e këtij asociacioni. Nuk e di pse nuk do ta bëjnë edhe tash të njëjtën tradhti”, tha Elezaj për “Bota sot”.

Shahu: Çështja e Asociacionit nuk është e mbyllur derisa palët janë në bisedime

Njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, tha që çështja e asociacioni nuk është e mbyllur sepse palët janë ende në bisedime dhe se kjo mund të ndodhë kur Serbia ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur.

Rexhep Shahu

“Asnjë çështje nuk është e mbyllur derisa palët janë në bisedime. Ka pasur zhvillime e deklarime dhe asociacioni nuk do të jetë gozhda ku do varë fatin e saj Kosova. Serbia e fiton asociacion kur ta pranojë Kosovën shtet të pavarur dhe asociacion i komunave serbe nuk mundet në asnjë rrethanë të fitojë më tepër sa ju ka dhënë pakoja e Ahtisarit që formon bazën kushtetutës së Kosovës”, tha Shahu.

Sipas analistit, njerëzit e kanë të paqartë çështjen e asociacionit sepse nuk është bërë nga asnjëra qeveri një shpjegim duke kërkuar që një shpjegim i tillë të ndodhë e të mos ketë pështjellim mes qytetarëve.

“Njerëzit pothuajse të gjithë janë të paqartë, të pasqaruar me çështjen e asociacionit sepse nuk është bërë shpjegim nga asnjë qeveri dhe ky defekt shkakton përshtjellim mes qytetareve”, përfundoi Shahu për “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit