1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Asociacioni përplas Vuçiqin me Merkelin, ajo nuk është Grenell

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i është kundërpërgjigjur Berlinit zyrtar për deklarimet e fundit se marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe duhet të jetë në përputhje me të drejtën kosovare.

Vuçiq ka thënë se gjithçka që është nënshkruar duhet të implementohet, por sipas tij, jo në përputhje me rregullat e Kosovës.

- Advertisement -

Kreu i shtetit serb ka thënë se nëse gjithçka do të shkonte në një mënyrë të tillë dhe në përputhje me rregullat e Prishtinës ose të Beogradit, pa ndryshuar asgjë, atëherë do të jetë e pamundur të arrihet ndonjë kompromis.

“Një gjë, çfarë është nënshkruar duhet të implementohet. Jam mirënjohës që Seibert e ka përmendur një gjë të tillë, por gjërat nuk mund të jenë në përputhje me rregullat e Kosovës, sepse nëse është kështu, gjithçka duhet të jetë në përputhje me rregullat e Serbisë, dhe po, asgjë s’do të ndryshojë, dhe është e pamundur të ketë bisedime, marrëveshje dhe një kompromis”, ka thënë Vuçiq, raporton Tanjug.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit