0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Ata e kanë pasur zakon blerjen e rrymës nga Serbia”, Muja për PDK-në

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, është përfshirë në debatin e fundit që lidhet me skandalin e energjisë.

Skandali në fjalë ka të bëjë me transaksionet e shitblerjes së energjisë elektrike mes KEK dhe GEN, kompani sllovene me zyrë në Serbi.

- Advertisement -

Muja, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se blerja e energjisë nga Serbia ka qenë zakon i qeverisjes së PDK-së. Sipas tij, qeverisja e VV-së, gjatë vitit 2021, ka importuar energji kryesisht nga Sllovenia, Shqipëria, Danimarka dhe Maqedonia e Veriut.

“Blerja e energjisë elektrike nga Serbia: importi i rrymës nga Serbia ka qenë zakon gjatë qeverisjes së PDK-së. Me ardhjen e Qeverisë Kurti, Kosova kryesisht nuk blen më rrymë nga Serbia. GEN doo është kompani Sllovene. Kosova nē vitin 2021 ka importuar kryesisht nga këto shtete: Sllovenia, Shqipëria, Danimarka, Maqedonia e Veriut”, ka shkruar Muja.
Muja, duke iu përgjigjur kërkesave për hetime të publikimeve mediale, që dolën si pasojë e plasjes së një skandali në Slloveni ku përfshihet edhe ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, ka thënë se komision hetimore duhet të ketë për shitjen e KEDS për 26 milionë euro.

Ai e ka fajësuar PDK-në për këtë gjë.

- Advertisement -

“Ne gjithsesi duhet të kemi një Komision Hetimor për energjinë elektrike: si PDK e shiti KEDS për 26 milion euro? Si ka mashtruar PDK me kinse investimin e 300 milion euro në rrjet të distribuimit gjatë shitjes së KEDS? Pse PDK-LDK nuk investuan në renovim të Kosova A por importuan rrymë nga Serbia? Si ja dha Qeveria e PDK furnizimin e rrymes për veri EPS (ElektroPrivredaSrbije), Si detyroi PDK qytetarët e Kosovës të paguajnë faturat e rrymës në veri 2013-2016 (shtesë në fatura)! Si ka detyruar PDK në vitin 2017 KOSST të mbuloj faturat e energjisë në veri? Kush nga PDK por edhe të tjerët ka fituar kontratat dhe ka punësuar në KEK 2010-2021?”, ka shkruar Muja.

Postimi i plotë i deputetit Muja:

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit