-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Atmosferë zgjedhore, Daçiq thotë se u përplas rëndë me zyrtarin e BE’së për Kosovën

Rekomandime

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, dje është përplasur ashpër me Komisionerin e BE’së për Zgjerim, Olivér Várhelyi , duke detyruar këtë të fundit që të lëshojë edhe takimin.

Lidhur me këtë përplasje verbale ka folur vetë Daçiq duke thënë se thjesht i ka bërë pyetje sikur të gjithë zyrtarëve tjerë perëndimor.

- Advertisement -

E kam pyetur me ton normal se çfarë do të bëjë BE’ja për mos respektimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe pse heshtën kur u rrëmbyen faltoret e Kishës Katolike në Mal të Zi”, ka thënë Daçiq.

Kreu i diplomacisë serbe ka thënë se nuk ia ka bërë këto pyetje zyrtarit të lartë të BE’së në rrafshin personal dhe se me zë normal e ka pyetur se çfarë do të bëjë BE’ja me shkeljet e marrëveshjeve që po i bënë Prishtina për shumë vite, e për të cilat ka qenë garantues Brukseli.

Daçiq gjithashtu ka treguar se e ka pyetur se çfarë do të ndodh me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe për themelimin e të cilit ishte zotuar Kosova në kuadër të marrëveshjes së Brukselit.

- Advertisement -

E kam pyetur gjithashtu se kur Serbia mund të anëtarësohet në BE dhe nëse ata do të heqin çështjen e Kosovës nga kapitulli 35, dhe nëse ata do të insistonin që ta ndërlidhin përparimin tonë me zgjidhjen e çështjes së problemit me Kosovën”, ka thënë Daçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit