1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Augustin Palokaj: Rrezikojmë të mos e marrim liberalizimin as në vjeshtën e 2023-s

Rekomandime

Gazetari me qëndrim në Bruksel, Augustin Palokaj ka thënë se Kosova rrezikon që të mos e fitojë liberalizimin e vizave as në vjeshtën e vitit 2023.

- Advertisement -

Korrespondenti i Kohës ka thënë se kjo mund të ndodh nëse liberalizimi i vizave lidhet me hyrjen në fuqi të Sistemit evropian të informimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS).

“Në rastin më të mirë mund të nënkuptojë për vjeshtën që vjen… por në dokument s’përmendet data, vetëm hyrja në fuqi. ETIAS-i është vonuar disa herë e mund të vonohet përsëri”, ka thënë Palokaj, duke quajtur të padrejtë ndërlidhjen e liberalizimit me ETIAS-in, si proces në të cilin Kosova s’mund të ketë ndikim.

Megjithatë, “nuk është gjithçka e humbur”, sipas Palokajt.

- Advertisement -

Ai ka thënë se vendet anëtare të Bashkimit Evropian do ta diskutojnë këtë çështje e se duhet pritur për rezultatet në ditët a javët në vijim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit