1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Australi/Ish-deputetja ngre akuza të forta ndaj ministrit: Më ka ngacmuar sek*ualisht në seancën parlamentare

Rekomandime

Ish-deputetja e Australisë, Julia Banks ka ngritur një akuzë të fortë ndaj një ministri aktual në qeveri.

Ajo është shprehur se ai e ka ngacmuar sek*ualisht gjatë një seance në parlament.

- Advertisement -

Sipas ish-deputetes kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2017, në një kohë kur ministri u njoftua se ajo do të largohej nga parlamenti.

Banks e ka rrëfyer këtë në kujtimet që ajo ka botuar së fundmi ndërsa nuk pranoi të identifikonte ministrin.

“Ministri erdhi dhe u ul pranë meje, më vuri dorën mbi gju, e vazhdoi ta ngrinte lart ngadalë duke më prekur kofshën në pjesën e brendshme. Që një ministër ta bëjë këtë në krahun e kryeministrit, ai duhej të ishte jashtëzakonisht i pacipë”, tha Banks.

- Advertisement -

Zyra e kryeministrit australian, Scott Morrison ka reaguar pas kësaj duke e cilësuar sjellje të papranueshme dhe duke thënë se nuk ishin në dijeni të kësaj situate më parë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit