4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Autochthonous”, babai i Dua Lipës kapet keq me propagandistin serb

Rekomandime

Dua Lipa ka nxitur reagime të shumta pasi në llogaritë e saj zyrtare në rrjete sociale ka publikuar një fotografi në të cilën shihet harta e “Shqipërisë së Madhe” dhe mbishkrimi “Autochtonous”.

Një flamur me pamje të njëjtë ishte valëvitur edhe mbi Beograd natën e ndeshjes futbollistike mes Serbisë dhe Shqipërisë.

- Advertisement -

Një veprim i tillë i këngëtares s’i ka pëlqyer fare serbit me shtetësi kanadeze, Boris Malagurski, i cili është producent filmash e shkrimtar me qëndrime publike antishqiptare.

Malagurski publikimin e fotografisë së “Shqipërisë së Madhe” nga Dua Lipa e ka cilësuar si një “akt ekstremizmi” dhe ka thënë se duhet të dënuar.

Këngëtarja angleze me origjinë shqiptare mbështet projektin terrorist-ekspansionist të Shqipërisë së Madhe. Kjo është njësoj si të mbështesësh ISIS-in, pasi UÇK copëtoi koka, vodhi dhe shiti organet njerëzore e dëboi dhe vrau mijëra serbë. Të gjithë duhet ta dënojmë këtë akt ekstremizmi!”, ka shkruar Malgaurski.

- Advertisement -

Ndaj një reagimi të tillë s’ka qëndruar i heshtur babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, i cili është përfshirë në një debat të ashpër me producentin serbo-kanadez.

Dukagjin Lipa i ka thënë serbo-kanadezit se duhet të edukohet përpara se të vendos të shkruajë reagime të tilla në Twitter.

- Advertisement -

Malagurski ka reaguar përsëri.

Ju lutem ndaloni së mbështeturi flamuj me stil të ISIS-it ku përshkruhen aspirata të mëdha territoriale shqiptare drejt tokave serbe, malazeze, maqedonase e greke. Ballkani ka nevojë për paqe dhe ju po promovoni luftë për rrëmbim të territoreve për të quar tutje ideologjinë tuaj fashiste”, ka shkruar serbo-kanadezi.

Dukagjin Lipa i është kundërpërgjigjur me ironi, duke i thënë se një qëndrim i tillë është qesharak kur vjen nga një njeri i cili ka më së paku dy diploma.

“Unë e kuptoj që ju si një nacionalist serb përpiqeni ta përdorni këtë për të fituar një lloj simpatie, por s’ka më budallenj, përveç miqve tuaj nacionalist në twitter”, ka shkruar Lipa.

Malagurski ka vazhduar polemikën duke i thënë Lipës se “logjika e juaj është e gabuar. Flamuri me stil të ISIS-it tregon Shqipërinë e Madhe. Unë nuk jam ai që e mbështet ekspansionizmin ekstremist – ju jeni”.

Në drejtim të Malagurskit ka lëshuar kritika të ashpra edhe ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili e ka quajtur si kukull të Putinit, dhe një propagandues serb e mohues i gjenocidit.

“Kallen” serbët pas postimit të Dua Lipës, vërshojnë komentet e tyre

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit