Kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Do të fillojmë me reportazh të rregullt nga Klinika Infektive, në mënyre që t’iu tregojmë qytetarëve se me çfarë përballen pacientët
Sipas një studimi rreth 30% e kosovarëve nuk besojnë që ekziston coronavirusi.
Për këtë Hoti ka thënë se do të ketë reportazh të rregullt nga Klinika Infektikve që të shihet se me çfarë përballen qytetarët e infektuar me COVID-19.
“Do të fillojmë me reportazh të rregullt nga Klinika Infektive, në mënyre që t’iu tregojmë qytetarëve se me çfarë përballen pacientët. Në bazë të vlerësimeve, 30 % e qytetarëve në Kosovë, nuk besojnë që COVID është real, nuk besojnë që ai është i rrezikshëm. Kjo është e patolerueshme”, ka thënë Hoti”.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur konferencë për media ku dhe ka shpalosur masat e reja kundër COVID-19.