1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Avdullah Hoti mbron Specialen: Vepruan sipas ligjit

Rekomandime

Shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti, konsideron se aksionet e Gjykatës Speciale janë në rregull dhe të bazuara në ligj. Ka thënë se janë veprime të pavarura të drejtësisë.

Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se veprimet e Dhomave të Specializuara burojnë nga detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore dhe kushtetuese, dhe duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë”, ka shkruar Kryeministri në një reagim në FB.

- Advertisement -

Ky reagim erdhi pas aksionit të djeshëm të hetuesve të Speciales, të cilët arrestuan dy udhëheqësit e veteranëve të UÇK’së, Hyseni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Pavarësisht kësaj, Kryeministri ka thënë se veprimet e Speciales duhet të respektohen nga të gjithë.

Qeveria e Republikës së Kosovës beson se drejtësia është mbi të gjitha, dhe se duhet respektuar plotësisht. Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të pa tjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit