1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Avdullah Hoti paralajmëron këto veprime ndaj Serbisë, si Kryeministër

Rekomandime

I nominuari për Kryeministër, Avdullah Hoti ka thënë se veprimet e fundit nga Qeveria në largim nuk e ndihmojnë vendin, teksa ka thënë se qeverisja e tij do t’ia heqë Serbisë alibinë për të zvarritur marrëveshjen për njohje reciproke, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se Kosova ka nevojë të mbështet dialogun me ndihmën e miqëve ndërkombëtar.

“Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke.”, ka thënë ai.

Shkrimi i plotë:

- Advertisement -

Veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë. Është e ditur se reciprociteti është pjesë organike e strukturës tonë ligjore.

Por, ne sot kemi nevoje ta mbështesim dialogun me ndihmën e miqve tanë.

- Advertisement -

Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit