1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Avdullah Hoti: Qeveria e re do të koordinohet vazhdimisht edhe me opozitën

Rekomandime

Kandidati i propozuar për kryeministër nga kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se qeveria e ardhshme e Kosovës vazhdimisht do të koordinohet edhe me opozitën.“Ju garantoj se do të shihni një model krejt të ri qeverisës, i koordinuar edhe me opozitën”, është shprehur Hoti.“S’jam person që sillem me autoritet, jam bashkëpunues”, ka thënë Hoti.

- Advertisement -

Tutje, Hoti siguroi se modeli i tij qeverisës nuk është parë deri më sot.“Ju garantoj se nuk do të dëgjoni asnjë fjalë fyerje nga unë apo kabineti im, do të shihni një model krejtësisht tjetër çka është parë deri tash”, thotë Hoti.Në fund, Hoti tha se e gjithë klasa politike kanë objektiv përfundimtar ta forcojnë shtetin, sepse nuk janë armiq.

“Ne jemi kundërshtarë politik, por jo armiq. Kemi një objektivë përfundimtare, ta forcojmë shtetin tonë”, shtoi Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit