3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Avioni spiun amerikan që monitoron lëvizjet e Putin në kufi me Ukrainën

Rekomandime

Një avion spiun amerikan u pikas javën e kaluar në një bazë ajrore britanike, prej nga u nis për të monitoruar situatën në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës, raportojnë mediat britanike.

- Advertisement -

Ishte ndoshta një prej momenteve më të tensionuara të konfliktit mes dy vendeve, me raportime për rreshtimin e mbi 100 mijë trupave në kufi, si dhe vendosjen e anijeve luftarake në Detin e Zi.

Avioni i quajtur “Lockheed U-2”, por i pagëzuar “Dragonjëza”, sipas emrit të koduar të përdorur nga CIA për të, u nis me 16 prill nga baza ajrore Fairford në Britani, drejt Ukrinës.

Avioni është parë shpesh në ishull gjatë javëve të fundit, por si Ministria britanike e Mbrojtjes, po ashtu edhe Forcat Ajrore Amerikane nuk kanë dhënë komente mbi praninë e tij aty.

- Advertisement -

Avionët “Lockheed U-2” janë përdorur më parë në konfliktet në Afganistan dhe Irak. Ata nisën të përdoreshin nga CIA që në vitin 1955 gjatë Luftës së Ftohtë, dhe kanë kryer misione top-sekrete në Bashkimin Sovjetik, Kinë, Vietnam dhe Kubë, duke shërbyer për mbi 50 vite në ushtrinë amerikane.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit