6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Avokati Gazmend Halilaj flet për “Trenin Bullgar” të vjedhjes së votës në Drenicë: Kësaj radhe kaloi me një vagon!

Rekomandime

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj ka folur për “Trenin Bullgar”, veprimin e njohur të vjedhjes së votës, për të cilën edhe Bekim Jashari e akuzoi PDK-në në Skenderaj.

Halilaj, që dikur kishte punuar në Policinë e Kosovës si polic hetues, tregon se, gjatë zgjedhjeve të vitit 2010 i ishte dashur të arrestoi persona që ishin të përfshirë me metodën e njohur “Treni Bullgar” për t’i blerë votat për partitë politike që ishin në garë.

- Advertisement -

“Fakti që unë sot jam avokat ndërlidhet me zgjedhjet e 2010, kur kam qenë hetues, sepse aty ka fillua ajo beteja mes këtyre grupeve që i pata luftua në atë kohë, dhe pastaj ndodhën disa ngjarje që nuk kisha tjetër zgjidhje pos të bëhem avokat deh tash më ka ra të përballem me shuam procese”, thotë Halilaj për gazetën “Bota sot”.

Halilaj tutje tregon se si më herët janë plotësuar kutitë e votimit një natë para zgjedhjeve.

“Më herët nuk është votuar fare sepse e kam cekë disa herë dhe është fakt, kutitë janë mbushur në ora dy të natës në natën e zgjedhjeve, dhe të nesërmen qytetarët vetëm kanë dalë kinse po votojmë. Dhe numri i votuesve dhe kutive që kanë shku të mbushura me vota ka qenë i ndryshëm. Mirëpo tash është një situatë krejt ndryshe dhe ka avancime edhe në teknologji”, potencon ai.

- Advertisement -

Avokati tregon edhe se si funksionon metoda e “Trenit Bullgar”.

Sipas tij, merret një fletëvotim i thatë, atë ia japin jashtë një votuesit që ia plotësojnë se cilën parti kanë me votu, pastaj ai e merr një fletëvotim brenda dhe në kutinë e votimit e futë, fletëvotimin që e ka marrë jashtë, ndërsa atë që e ka marr brenda e dorëzon jashtë tek personat e tjerë.

- Advertisement -

Avokati thotë se, “ky është “Treni Bullgar” që ka dhezë ka funksionua jashtëzakonisht shumë në zgjedhjet e më hershme”.

Duke mos e mohuar se ka pasur blerje votash në Skenderaj dhe Drenas, avokati Halilaj ka shtuar se kësaj radhë “Treni Bullgar” jo si para 11 vitesh nuk ishte aplikuar në tërësi, sipas tij vetëm pjesërisht.

Ai madje me sarkazëm është përgjigjur, “Kësaj radhe ‘Treni Bullgar’ kaloi vetëm me një vagon”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit