1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Avokati Hodaj tregon se si jepet garancioni për lirimin e Thaçit e të tjerëve

Rekomandime

Avokat i akredituar nga Specialja, Taulant Hodaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se si mund të vijë deri tek lirimi i ish-luftëtarëve të UCK-së të akuzuar nga Gjykata Speciale.

- Advertisement -

Ai ka thënë se gjykata e Apelit në Speciale ka lënë një mundësi të vogël se si mund të ndodhë tek lirimi me kusht i tyre apo gjykimi në liri.

Ai ka thënë se njëri prej tre gjykatësve të Apelit, ka dhënë një mundësi të vogël për lirim në rast se garanton një shtet i tretë që nuk është në kufij me Kosovën.

“Është lënë një dritare e vogël. Për të kuptuar situatën se cfarë ka thënë gjykata e apelit, në fakt shkalla e parë e ka refuzuar lirimin me kusht dhe i ka dhënë arsyet e veta. Mbrojtja ka kritikuar vendimin në apel. Tash Gjykata e Apelit ja ka vërtetuar gjykimin e parë por i ka dhënë edhe të drejtë mbrojtjes. Aty në arsyetim përmendet se gjyqtari nuk ka qenë i qartë në arsyetimin për mos lirimin. Në gjykatën e Apelit janë tre gjyqtarë. Aty lejohet që nëse një gjyqtar nuk pajtohet me vendim unanim, mund të jep mendime ndryshe. Dy gjyqtarët e parë kanë thënë se nuk japin arsye për lirim, ndërsa i treti është pajtuar por ka dhënë disa mendime ndryshe. Ai ka thënë se nëse një shtet i tretë garanton lirimin, në atë lirim kushtet varen dhe janë të detajizuara këto detaje do të ishin sikur mos lejimi i mbajtjes së telefonave apo mos kontakti me persona të tretë. Është hapur një mundësi, dritare e vogël por nuk duhet të gëzohemi shumë. Në rastin e Kadri Veselit është garantuar nga Kosova. Shteti i tretë që garanton lirinë me kusht mund edhe të ketë sigurimin nga ai shtet. Garancioni është blanko dhe tregon shumë detaje sikur për mos kontakt si mos të telefonoj e kështu me radhë. Një garanci blanko me gjasë do të refuzohet pasi nuk jep shumë siguri”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit