1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Avokati i Isa Mustafës ia tërheq vërejtjen Albin Kurtit: Nuk mund ta quash partnerin hajn

Rekomandime

Avokati, Besnik Berisha, ka thënë se deklaratat e Albin Kurtit që kryeministrat e mëhershëm kanë vjedhur janë të panevojshme dhe të pamatura.

- Advertisement -

Kurti kishte thënë në një emision se dallimi mes tij dhe kryeministrave të kaluar ka qenë se ai nuk ka vjedhur. Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka qenë kryeministër për tre vite.

“E kuptoj se Kurti nuk ka pasur fare përvojë në qeverisje dhe kjo dëshira e madhe për të ofenduar dhe fyer edhe pas fushatës e ka qitur jashtë kontrollit dhe e ofendon atë që nuk duhet”, ka thënë Berisha.

“Për të pasur mirëbesim duhet të ketë një qasje më të mirë me çdo partner, dhe sidomos me dikë që dëshiron të qeverisësh për një mandat. Kurti duhet të jetë më i matur me deklaratat e tij në studio televizive”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit