0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Avokati i Pjetër Ndrecajt lëshon studion televizive, nuk duron përballjen me aktivistet e Shoqërisë Civile

Rekomandime

Pjetër Ndrecaj është dënuar sot me 24 vjet e gjashtë muaj burgim për shkak të vrasjes së bashkëshortes dhe vajzës së tyre 9-vjeçare.

- Advertisement -

Për të diskutuar lidhur me këtë vendim të Gjykatës, të ftuar në emisionin Frontal në T7 kanë qenë avokati Ndrecë Dodaj, Luljeta Aliu nga Inject dhe Valmira Rashiti, përfaqësuese e Rrjetit të Grave

Gjatë emisionit, ku po diskutohej lidhur me vendimin e Gjykatës, avokati Ndrecë Dodaj, nuk ka mundur të përballet me kritikat që kanë dhënë mysafiret, dhe është larguar nga studio e Frontalit.

Për më tepër, avokati ka fyer dy gratë që ishin në emision, duke thënë se nuk mund t’i dëgjojë “pallavrat” e tyte.

- Advertisement -


Sido që të jetë, emisioni ka vazhduar edhe pa praninë e avokatit Dodaj, ku Aliu dhe Rashiti kanë kritikuar sistemin e drejtësisë i cili sipas tyre favorizon burrat në raport me gratë.

Pjetër Ndrecaj, i akuzuar për vrasjen e gruas dhe vajzës në gusht të vitit 2018, është dënuar sot me 24 vjet e gjashtë muaj burgim nga Gjykata Themelore e Gjakovës

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit