1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Avokati i Popullit ia refuzon kërkesën e Valdete Dakës

Rekomandime

Avokati i Popullit ka arsyetuar refuzimin e kërkesës së ish-kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për ta dërguar çështjen e shkarkimit të saj në Gjykatën Kushtetuese.

Në arsyetimin e Avokatit të Popullit thuhet se çështja e ngritur nga Daka paraqet një çështje ligjore dhe se në këto rrethana do të duhej të vlerësohej ligjshmëria e vendimit të Presidentes, e që kjo nuk mund të jetë objekt i vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese.

- Advertisement -

Në njoftimin për media thuhet se Avokati i Popullit ka gjetur se Daka, nuk ka ofruar dëshmi se ka shteruar, apo që së paku ka përdorur mjetet juridike kundër vendimit të Presidentes

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, më 18 nëntor 2021 – Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, më 18 nëntor 2021, ka nxjerrë Vendimin A. nr. 625/2021 të refuzojë kërkesën e paraqitur nga znj. Valdete Daka. Ky vendim komunikohet publikisht për shkak të interesimit të madh të mediave dhe pyetjeve që Avokati i Popullit ka pranuar lidhur me kërkesën e znj Daka.

- Advertisement -

Avokati i Popullit vëren se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 84, paragrafi 26, e përcakton kompetencën e Presidentes për të emëruar Kryetarin e KQZ-së, ndërsa e njëjta mbetet e heshtur sa i përket shkarkimit apo edhe ndërprerjes së mandatit të tij/saj. Çështja e ndërprerjes së mandatit dhe emërimit të anëtarëve të KQZ-së, duke përfshirë këtu edhe Kryetarin e KQZ-së përcaktohet me Ligjin nr.03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (neni 61, paragrafi 5) mbi të cilin, në mes tjerash, bazohet Vendimi nr.42/2021, i datës 14 qershor 2021 i Presidentes së Republikës së Kosovës. Së këndejmi, Avokati i Popullit ka vlerësuar se çështja e ngritur nga znj. Daka paraqet një çështje ligjore dhe se në këto rrethana do të duhej të vlerësohej ligjshmëria e Vendimit të Presidentes, e që kjo nuk mund të jetë objekt i vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese.

Në anën tjetër, Avokati i Popullit ka gjetur se znj. Daka, nuk ka ofruar dëshmi se ka shteruar, apo që së paku ka përdorur mjetet juridike kundër Vendimit të Presidentes. Avokati i Popullit është bazuar në praktikën e Gjykatës Kushtetuese (Aktvendimi për Papranueshmëri në Rastin Nr. KI142/13, i datës 18 nëntor 2013, parashtrues Fadil Maloku, lidhur me Kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Nr.686-2013, të 6 shtatorit 2013), sipas të cilës gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë mjetet efektive juridike, të cilat duhet të shterohen para se çështja të ngritët në Gjykatën Kushtetuese.

- Advertisement -

Për më tepër, Ligji për Avokatin e Popullit, neni 22, paragrafi 1, nën-paragrafi 4 përcakton se Avokati i Popullit refuzon kërkesat kur të gjitha mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme nuk janë shteruar. Në rastin konkret znj. Daka nuk i ka shfrytëzuar mjetet juridike, prandaj Avokati i Popullit ka vendosur që kërkesa të refuzohet, pa paragjykuar nëse Vendimi i Presidentes për ndërprerjen e mandatit të saj është i drejtë dhe në pajtim me ligjin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit