0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Avokati i shquar serb: Propozimi i BE’së është i mirë, Kosova do të vazhdojë rrugën e saj, Beogradi s’ka kurrfarë sovraniteti atje

Rekomandime

“Kosova është shtet. Çfarë problemi me sovranitet kanë ata? Nuk kanë asnjë. Kanë kushtetutë, institucione, territor dhe popull që jeton atje”, tha avokati i shquar serb Sead Spahoviq në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve FoNet, ku Plan-Propozimin e BE’së për normalizim të marrëdhënieve e vlerësoi për të mirë dhe se e dërgon Serbinë drejt Bashkimit Evropian.

- Advertisement -

Duke folur për kontestimet e shtetësisë së Kosovës nga Serbia, përkatësisht kundërshtimit më të madh ndaj anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, avokati ka një shpjegim të qartë. “Është fakt që ata s’janë pjesë e OKB-së, por as Jugosllavia nuk ishte më në OKB kur u përjashtua gjatë regjimit të Millosheviqit”.

“Çështja se a është shtet apo nuk është shtet po ngritet”, tha ai, teksa shtoi se kjo “nuk e përbën karakteristikën më të rëndësishme të shtetësis […] një gjë tjetër është se Serbia nuk e njeh Kosovën, kjo është në rregull, por as Palestina nuk e njeh Izraelin, kështu që Izraeli ekziston. Këto janë argumente boshe”, theksoi Spahoviq.

Duke folur për Kushtetutën e Serbisë ku Kosova konsiderohet si “pjesë integrale” e Serbisë, ai tha se kjo gjë u fut në Preambulë “shtatë vite pasi Serbia doli nga Kosova”, transmeton Insajderi.

- Advertisement -

“Cila kushtetutë është valide në Kosovë? Kushtetuta e Serbisë apo e Kosovës. Në preambulë shkruhet se autoritetet shtetërore të Serbisë janë të obliguara të luftojnë për interesat e Serbisë në Kosovë. Epo aty nuk ka asnjë organ shtetëror. Atëherë do të thotë se të gjitha organet shtetërore shkelin Kushtetutën, nëse ajo preambulë është detyrim kushtetues. Epo, kjo është qesharake”, tha Spahoviq.

Duke folur për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ai tha se problemi i pakicave është problem i mbarë rajonit që nga shpërbërja e Jugosllavisë.

- Advertisement -

“Pakicat po manipulohen dhe kjo qeveri nuk po bën asgjë të veçantë, të gjitha qeveritë bënin kështu, edhe Millosheviqi. Të gjithë serbët në një shtet, kjo ishte e mundur vetëm në Jugosllavi, nuk mund të bëhet ndryshe”, tha mes tjerash ai.

Që nga Rezoluta 12/44, avokati serb thotë se Beogradi nuk ka më kurrëfarë sovraniteti në Kosovë.

“Njerëzit këtu udhëhiqen prej emocioneve dhe këso patriotizmash, derisa mendja e shëndosh është defanzive”, tha ai, derisa shtoi se “Kosova do të vazhdojë rrugën e saj mëvete”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit