-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Avokati i Thaçit i ashpër para Dhomave të Specializuara: Ku janë pretendimet për vjedhjen e organëve dhe atë Shtëpinë e Verdhë?

Rekomandime

David Hooper, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka pasur kritika për praktikat e Gjykatës Speciale qysh në fillim të seancës së parë ndaj klientit të tij, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Ai ka thënë se për shkak të mos kryerjes së detyrave si duhet nga Specialja, sot s’kanë mundur të paraqiten me ekipin e plotë të avokatëve.

“Është me keqardhje që them se ky proces është realizuar pa e njoftuar mbrojtjen në kohën e duhur. Unë ju premtoj se do të bashkëpunojë me gjykatën ashtu siç bëri Thaçi gjatë gjithë këtyre viteve. Ne për herë të parë mësuam për këtë çështje…. Nuk kishte e mundur që të themelohet një trupë mbrojtëse”, tha Hooper.

Të enjten e javës së kaluar, ish-presidenti Hashim Thaçi, bashkë me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe shefin e Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimn u nisën me një avion për në Dhomat e Specializuara në Hagë. Një ditë përpara, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ishte arrestuar dhe ishte dërguar për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara.

- Advertisement -

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, ka konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit