-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Avokati Ngjela: Thaçi do të shkojë në burg të përjetshëm, Grenell do të shkarkohet, se me gjasë po punon për lobin serb në Amerikë

Rekomandime

Avokati nga Shqipëria, Spartak Ngjela, ka thënë se presidenti kosovar Hashim Thaçi, me veprimet e tij rreth mandatimit të një qeverie të re, po rrezikon të marrë burg të përjetshëm, pasi sipas tij po shkel Kushtetutën. Ndërsa, për të dërguarin e presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka ngritur dyshimin nëse ai është duke punuar për presidentin e tij, apo për lobin serb në Amerikë.

- Advertisement -

Ngjela në një intervistë në Top Channel ka thënë se presidenti kosovar Hashim Thaçi nuk ka drejtë të mandatojë një qeveri të re, dhe sipas tij, kur po thotë se meqë është korona nuk mund të bëjmë zgjedhje, por duhet të bëjmë një qeveri të re, me këtë po e shkel Kushtetutën.

Sipas tij, nëse Thaçi vepron kështu rrezikon burgim të përjetshëm, pasi po shkel vullnetin e popullit.

Ndërsa, duke folur për qëndrimin amerikan, apo më saktë atë të dërguarit të presidentit Trump, Richard Grenell, Ngjela ka thënë se akoma nuk ka folur presidenti, dhe se nuk do të ja di për Grenellin, pasi nuk e di nëse ai po i shërben presidentit të tij, apo lobit serb në Amerikë.

- Advertisement -

“S’dua të ja di fare për Grenellin. Unë pres që ai të pushohet. Pse nuk del të flas presidenti Trump, sepse nuk mund ta bëjë dot ndrrimin e territoreve. Është doktrina e tre presidentëve para tij, dhe ka njohur pavarësinë. Atëherë ç’duan të bëjnë këta. Ka dalur një Grenell. Nuk e di për kë luan ai, për presidentin e tij, apo lobin serb në Amerikë”, ka thënë Ngjela.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit