3.3 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Avokati refuzon ta mbrojë të dyshuarin për vdekjen e 18 vjeçarës në Ferizaj

Rekomandime

Avokati Avni Hysiqi , ka refuzuar ta mbrojë të dyshuarin me inicialet A.S, i kapur nga Policia si i dyshuar për rastin e vdekjes së vajzës 18 vjeçare, të cilën në shoqëri me një person tjetër, e kishin dërguar ditën e djeshme pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

- Advertisement -

Të arrestuarin A.S., avokati të cilit i është caktuar detyra zyrtare, nuk ka pranuar ta mbroj, me arsyetimin se rasti është shumë i ndjeshëm.

“Nuk po du mu deklaru kurgja lidhur me rastin sepse është shumë ndjeshëm. Ai nuk ka deklaruar asgjë vetëm ka thënë se i kam dëgju disa bërtima. Bile unë as nuk do ta mbroj fare, pasi rasti është shumë i ndjeshëm. Nuk do ta pranoj këtë rast, le ta gjen një avokat tjetër se unë as që merrem me të”, ka thënë avokati Avni Hysiqi, i caktuar si mbrojtës sipas detyrës zyrtare për të dyshuarin A.S., shkruan Kallxo.com.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit