1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Avokati Tomë Gashi “godet” Miroslav Lajçak rreth deklaratës për ndryshim të Kushtetutës – paralajmëron protesta të ashpra

Rekomandime

Deklaratën e Miroslav Lajçak i cili kërkoi që të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës për të formuar Asociacionin, avokati Tomë Gashi e quan deklaratë katastrofale.

Gashi ka thënë për gazetën “Bota sot” se deklarata e Lajçak është një deklaratë katastrofale, që po të aprovohet, do ta harrojmë dëmin që do të na sjell Gjykata Speciale. Sipas tij, kjo kërkesë është edhe më e dëmshme se vet krijesa monstruoze që e krijuam vet Gjykatën Speciale, dhe që do të na dëmtojë edhe themelet e shtetësisë.

- Advertisement -

“Për këtë krijesë gjyqësore u deshtë të bëjmë ndryshime kushtetuese, dhe rezultatin fillestar po e shohim. Ajo Gjykatë e akuzojë vet krijuesin e saj Hashim Thaçin. Po të besonte Thaçi se do të akuzohej vet nga kjo Gjykatë, për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit ndryshe do të vepronte. Nuk do të kërkonte ndryshime kushtetuese për ti hapë rrugë Gjykatës Speciale”, ka thënë avokati Gashi.

Ai konsideron se nuk duhet lejuar që secili që qohet më herët ta trajtojë Kushtetutën e Kosovës si letër të tualetit dhe ta gjuaj si të donë, e ku të donë.

“Askush nuk lejohet që ta përdor Kushtetutën për gjërat e pista, vetëm se Serbia kërkon tani ta krijojë monstrum tjetër, më të madhe dhe më të rrezikshme se Gjykata Speciale. Askush nuk lejohet që të krijojë një Zajednicë me kompetenca ekzekutive që do të ishte shtet në shtetin e Kosovës, dhe të hapte rrugët për krijimin e një Republike Serbska si në Bosnje, prap për qef të Serbisë”, ka thënë avokati Gashi.

- Advertisement -

Sipas tij, kjo nuk duhet të lejohet në asnjë variant, madje as të flitet se leje që të bëhet, sepse me këtë po e zhbëjmë shtetin e Kosovës.

“Kjo është vija e kuqe që ne nuk duhet ta pranojmë dhe secili që e bën këtë do të tregohet si akt tradhtie dhe përpos që do të dënohet me ligjet tona, përjetësisht do të mbetet tradhtar dhe argat i Serbisë. Pra vija e kuqe, nuk duhet lejuar të kalohet kushdo qoftë në pushtet. Kjo qeveri po që se vetëm negocion për ndryshime kushtetuese për ti hap rrugë Zajednicës, do të përballet me mllefin dhe fuqinë e popullit. Në të kundërtën do të ketë protesta deri në maksimum, andaj të mos e lejojmë që të na e zhbëjnë shtetin e Kosovës, ata që janë aty për ta mbrojt Kosovën”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit