1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Avokati Tomë Gashi paralajmëron arrestime për “Rastin Dehari”

Rekomandime

“Prokuroria të përgatitet për arrestime”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, avokati Tomë Gashi, i cili ka mbrojtur famijen Dehari në rastin kur djali i tyre Astriti vdiq në një nga dhomat e burgut të Dubravës, para pesë vitesh.

“Nesër bëhen 5 vite nga vrasja e Astrit Deharit”, vazhdon më tej shkrimin Gashi, pa shpjeguar asgjë më shumë.

- Advertisement -

“Nesër bëhen 5 vite nga shtytja në vrasje të Astrit Deharit”.

“Nesër bëhen 5 vite që urdhërdhënësit e vrasjes së Astrit Deharit qëllimisht nuk janë identifikuar nga Prokuroria”.

“Nesër bëhen 5 vite nga tentimi i fshehjes së vrasjes së Astrit Deharit”, janë fjalitë e shkurtëra të Gashit në facebook.

- Advertisement -

“Nesër bëhen 5 vite nga vrasja e aktivistit të Lëvizja Vetëvendosje, Astrit Dehari, nga i cili tentuan që të marrin deklarata vetë fajësuese në tentim për ta inkriminuar Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje”, përfundon shkrimin avokati Gashi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit