-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Avokati tregon çka i tha babai i Marigonës, kur pa trupin e vajzës së tij

Rekomandime

Gazmend Rexhepi, avokat i familjes së të ndjerës Marigona Osmani, 18-vjeçarja nga Ferizaj, ka treguar bisedën që ka pasur me babanë e saj.

- Advertisement -

Si mysafir në emisionin Frontal në T7, Rexhepi tha se ka qenë edhe për të një përjetim i rëndë kur ka dëgjuar babain e 18-vjeçares duke treguar për gjendjen e trupit të vajzës.

“Paraqitjen e parë unë e kam përjetu shumë ranë, kur i kam shprehë ngushëllime, kur kam marrë vesh kush është, pa u publiku raporti i Institutit, me tha që vajza e ka pamjen e tmerrshme aq shumë lëndime ka pasur”, ka thënë Rexhepi.

Po ashtu, avokati ka treguar se babai i të ndjerës kur e ka parë trupin e së ndjerës, e ka kuptuar se ajo ishte maltretuar para se të vdiste.

- Advertisement -

“Me tha avokat jam i interesum që me gjykata me e çu deri në fund, sepse vajza ka pasur maltrerime edhe më herët sepse këtë e tregon gjendja e kufomës. Edhe njëri prej familjarëve ka thënë se pamja e vajzës ka qenë horror”, ka thënë Rexhepi për T7.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit