4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Azemi: Kurti po i fryn zjarrit, duket sikur do qëllimisht trazira sociale në Kosovë

Rekomandime

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se kryeministri Kurti po i fryn zjarrit.

Ai në një intervistë në Interaktiv, tha se sektori privat ka sindikata të forta dhe se kryeministrit “nuk do t’i dalin matematikat siç i ka menduar”.

- Advertisement -

“Nuk di pse po ndodh kjo. Ndoshta nga kokëfortësia, ndoshta nga injoranca, por jam shumë i bindur se po gabon. Kemi sindikata shumë të forta e të organizuara, nuk do t’i dal llogaria si e mendon. Kemi sindikata shumë të forta, që për kohë të shkurt do të ulemi dhe kemi mundësi t’i bëjmë mbi 100 mijë punëtorë para Qeverisë. Nuk është mirë që zjarrin ta përhapë qëllimisht, është i obliguar me ligj, nuk mundet që Marrëveshjen kolektive ta lë për mbi dy vite e gjysmë pa e nënshkruar, është i obliguar, pagën minimale nuk mund ta lë kështu siç është përtej muajit dhjetor”, ka thënë Azemi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit