Një mysafir që iu erdhi këtë javë i gëzoi shumë nënën e babanë e dëshmorit Rasim Kiçina.
Hasiben e Rrahmanin, ani se kohë pandemie i vizitoi presidenti i vendit Hashim Thaçi.
Rrahmani thotë se me presidentin bënë goxha muhabet, por kryesorja ishte mbështetja pas propozim aktakuzës nga prokuroria speciale për të, raporton Klan Kosova.
Vizita të familjet e dëshmorëve së fundmi Presidenti Thaçi po bën shpesh.
Të enjtën ai shkoi edhe të familjet Demaku e Demaj në Abri të Drenasit.