1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Babai, djali e nipi vdesin njëri pas tjetrit në pus, familjari rrëfen detajet e tragjedisë

Rekomandime

Tre shtëpi kanë hapur dyert e mortit ditën e sotme në fshatin Dyshnik të Beratit , ku një fatkeqësi e ndodhur u mori jetën Kamber Hoxhës, Neim Hoxhës dhe Gentian Golashit.

Top Channel ka qenë në vendin e ngjarjes ku intervistoi një të afërm të viktimave (vëllanë e Kamber Hoxhës), Neki Hoxha.

Ai është shprehur se fillimisht në pus kishte hyrë Kamber Hoxha i cili po tentonte të hiqte shkallët e pusit dhe më pas ta mbushte me dhe për shkak se ishte tharë, por gazi e ka asfiksuar. Për të shpëtuar atë menjëherë është futur nipi (djali i motrës) Gentian Golashi dhe më pas djali i vëllait Neim Hoxha por edhe këta të dy mbetën të asfiksuar.

- Advertisement -


“Vëllai po e mbushte me dhe këtë pusin. Po mundohej të hiqte, dhe nuk e dinte se ishte mbushur me gaz. Vëllai ngeli brenda. U fut nipi çuni i motrës, Gentiani ngeli edhe ai. U fut edhe djali tjetër Neimi dhe ngeli edhe ai. Nxjerrja vonoi pak mbi një orë. Njëri xhaxhain njëri dajën. Më takuan rrugës zjarrfikësit iu hapa edhe rrugën se nuk e dija se ku po shkonin.” tha Neki Hoxha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit